LDK thërret Këshillin e Përgjithshëm për nesër

Anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, janë ftuar në takimin që mbahet nesër në ora 13:00.

Siç bëjnë të ditur burime të KP brenda LDK-së, kjo ftesë u është dërguar anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie për takim, ku do t’u prezantohet marrëveshja e arritur me Vetëvendosjen.

LVV dhe LDK kanë arritur sot marrëveshje, e cila pritet të nënshkruhet nesër.

Reklama e sponzorizuar