Lutfi Haziri: Ia patëm premtuar popullit që emri i kryeministrit kalon nëpër zyrat e LDK-së

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se ashtu si ia patën premtuar popullit, emri i kryeministrit kalon nëpër zyrat e LDK-së.

Më poshtë statusi i plotë i Lutfi Hazirit në Facebook:

“Ia patëm premtuar popullit që emri i kryeministrit kalon nëpër zyrat e LDK’së. Jam jashtëzakonisht i lumtur që pas një procesi jo të lehtë, LDK tashmë ka arritur marrëveshjen finale me LVV. Është shumë e rëndësishme që LDK i ka ruajtur parimet dhe konsistencën në qëndrime. Koalicioni i Shpresës u bë realitet. Na presin punë të mëdha për Kosovën, për njerëzit e saj”, shkroi ai.

Reklama e sponzorizuar