Në kuadër të politikave sociale, LVV dhe LDK janë pajtuar që të aplikojnë “kthimet tatimore”, politikë kjo për t’ju dalë në ndihmë familjeve me më pak të ardhura.
Sipas marrëveshjes, për familjet me të ardhura nën 5 mijë euro në vit, do t’ju rimbursohen 150 euro në vit për secilin fëmijë nën moshën 16 vjeçare.
Ndërkaq, për ata me të ardhura deri në 6 mijë euro, rimbursimi do të jetë 100 euro për fëmijë nën moshën 16 vjeçare. Për familjet me të ardhura deri në 7 mijë euro do të kthehen nga 50 euro për fëmijë në vit nën moshën 16 vjeçare. /Buletini Ekonomik/