Miliarderi Elon Musk kërkon talent, jo diploma

Elon Musk thotë se aftësitë kanë më shumë rëndësi sesa diplomat. Themeluesi dhe Drejtori i Përgjithshëm i korporatave gjigande të inovacionit Tesla dhe SpaceX përmes Twitterit në 2 shkurt ka treguar se Tesla po dëshiron të rekrutojë njerëzit më të talentuar që mund të gjejë. Talenti, për Muskun, do të thotë “kuptim i thellë” i inteligjencës artificiale dhe aftësia për të kaluar një test kodimi, por nuk i merr parasysh diplomat shkollore.

“Një doktoraturë nuk kërkohet përfundimisht,” shkroi Musk. “Mua në fakt nuk më intereson nëse keni mbaruar as shkollën e mesme.” Musk vazhdoi duke thënë që “shkollimi është i parëndësishëm”.

Musk-ut asnjëherë nuk i ka pëlqyer shkolla tradicionale

Reklama e sponzorizuar

Nuk është për t’u habitur që Musk do të theksonte aftësitë dhe njohuritë mbi kredencialet akademike. Kompanitë e tjera të teknologjisë Silicon Valley, si Google dhe Apple, nuk kërkojnë më nga punonjësit që të kenë një diplomë kolegji. Por Musk gjithashtu kishte një pakënaqësi personale me shkollimin e tij, duke thënë në një intervistë në vitin 2015: “E urreja të shkoja në shkollë kur isha fëmijë. Ishte torturë.”

Një shpikës miliarder, Musk vendosi të ndërtojë një program arsimor më të mirë për fëmijët e tij dhe hapi shkollën e tij eksperimentale, Ad Astra, në kampusin e SpaceX në Los Angeles. Ai ishte i pakënaqur me shkollat private elitare që fëmijët ndiqnin dhe besoj fuqishëm se “arsimimi”, edhe në shkollat që supozohet se janë më “të mirat”, mund të përmirësohej.

Në një intervistë për Ad Astra, Musk tha: “Shkollat e rregullta nuk po bënin atë që unë mendoja se duhej ta bënin. Kështu që unë mendova, mirë, le të shohim se çfarë mund të bëjmë ne.”

Shkollimi si sinjalizues

Pavarësisht që tash kemi një kulturë dhe ekonomi të përqendruar në teknologji dhe inovacion, shkollimi ‘tradicional’ është shumë i paaftë për të ndihmuar të rinjtë të zhvillojnë njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të bërë punët esenciale të shekullit 21. Të koqitura me një planprogram mësimor të shekullit XIX, shkollat e sotme janë gjithçka përveç “moderne”.

Problemi është se shkollimi sot ka të bëjë më shumë me sinjalizimin sesa mësimin, kështu që katalizatorët e nevojshëm për të ndryshuar strukturën themelore dhe qasjen e tij mungojnë. Mund të mos ketë rëndësi në botën ‘reale’ që keni mësuar frëngjisht në shkollën e mesme, por lëvizja me sukses përgjatë sistemit tradicional shkollor ofron një “sinjal” për punëdhënësit e mundshëm. Ekonomisti Bryan Caplan shkruan për këtë efekt sinjalizues në librin e tij “Rasti kundër Arsimit”. Ai shpjegon se si kërkimi për më shumë sinjale, pavarësisht se sa të zbrazët në esencë ato mund të jenë, po çon në një “inflacion kredencial”, ose ndjekjen e më shumë diplomave për profesione që me të vërtetë nuk ju nevoiten ato.

Duke shkruar në Atlantik, Caplan thotë :

“Nga kopshti i fëmijëve, studentët kalojnë mijëra orë duke studiuar lëndë të parëndësishme për tregun modern të punës. Pse klasa angleze përqendrohet në letërsi antike dhe poezi në vend të shkrimit të biznesit apo shkrimit teknik? Pse klasa e matematikës së përparuar mirret me “prova matematikore” të cilat në fakt asnjë student realisht nuk mund ti ndjekë? Kur do të përdorë në jetë datat historike që i mëson studenti në shkollë? Trigonometrin? Artin? Muzikën? Fizikën? Latinishtën? Kllouni, apo ai nxënësi në bankën e fundit në klasë, i cili pyet se pse i mësojmë këto gjëra dhe çfarë “lidhje kanë këto me jetën e vërtetë?” e ka deri dikun mirë.”

Duke i pas parasysh këto gjëra, nuk është për t’u habitur që Musk do të vlerësonte aftësitë dhe njohuritë mbi kredencialet institucionale të shkollimit. /Buletini Ekonomik/