Kryetari i Komunës së Vushtrri, Xhafer Tahiri, po qëndron në Kroaci ku nga atje ka sjellur edhe lajme të mira që lidhen me punësimin e zhvillimin ekonomik të komunës së Vushtrrisë.
Siç njofton edhe vet ai në llogarinë e tij të facebookut sot janë firmat në marrëveshjen që parasheh punësimin e 200 punëtoreve gra të komunës së Vushtrrisë.
Këto gra do të punësohen në Fabrikën për Përpunimin e Peshkut që me këtë marrëveshje hap rrugë investimit prej 7 milion euro.
“Në Qytetin e Trilj në Kroaci, i shoqëruar edhe nga nënkryetari Besim Muzaqi, sot kam nënshkruar marrëveshjen që i hap rrugë një investimi tepër të rëndësishëm në Vushtrri. Fjala është për fabrikën për përpunimin e peshkut, investim prej rreth 7 milion Euro e ku parashikohet që të punësohen fillimisht mbi 200 punëtor kryesisht gra.” ka shkruar Tahiri në facebook.
“Marreveshjen e kemi nënshkruar me pronarin e Conex Trade d.o.o z. Mladen Milakovic dhe përfaqësuesin e Emona Group nga Vushtrria.
Punësimi i të rinjëve dhe grave është prioritet i qeverisjes lokale, uroj që ky investim të realizohet sa më shpejtë ndërsa Komuna do të ofrojë gjithë përkrahjen e nevojshme që kjo të ndodh.” ka shkruar tutje Tahiri.