Qeveria rrit taksën 100 për qind edhe ndaj produkteve të Bosnjës

Qeveria e Kosovës ka miratuar rritjen e taksës për 100 për qind ndaj produkteve që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, shkruan Gazeta Express.

Qeveria e Kosovës ka ndryshuar vendimin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI) e cila më 6 nëntor vendosi masë mbrojtëse 10% për produktet e importuara me origjinë nga Serbia e Bosnja e Hercegovina.

Përveç për produktet serbe, Qeveria ka marrë vendim për rritje të taksës 100 për qind edhe për produktet që importohen nga Bosnja e Hercegovina. Propozimi për rritje të taksës erdhi nga ministri i Tregtisë, Endrit Shala.

Reklama e sponzorizuar

“Nga sot t’i vendoset masa 100% produkteve me origjinë nga Serbia”, tha Shala.

Më tej, Qeveria miratoi vendimin, duke i vënë taksë qind për qind Serbisë.

“Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe obligohen institucionet ta zbatojnë menjëherë”, tha kryeministri Ramush Haradinaj pas aprovimit të vendimit në Qeveri.