Nëpunësit civilë të tepërt, duhet të risistemohen

Nëpunësve civilë që kanë përfunduar në “listën tepricë” shkaku i fuzionimit të ministrive, nga 21 në 15, nuk bën t’u shkëputet kontrata e punës. Kështu është vlerësuar të hënën në tryezën e organizuar nga “Demokracia Plus”, raporton KP-ja.

Vlerësimi i përgjithshëm ishte se Qeveria duhet t’i sistemojë të gjithë ata në ministritë përkatëse.

Të gjithë shërbyesit civil duhet të risistemohen diku, në të kundërtën largimi i tyre nga puna, do të jetë i paligjshëm”, tha Visar Rushiti nga kjo organizatë.

Reklama e sponzorizuar

Qeveria, sipas tij, në këtë situatë nuk duhet të veprojë, derisa të marrë një vendim Gjykata Kushtetuese për shërbyesit civilë.

Rushiti ka shtuar se nuk duhet të ketë shkarkime as të sekretarëve të përgjithshëm të ministrive . Ai ka propozuar që qeveria të mos rekrutojë të rinj.

Valon Ramadani, anëtar i Komisionit për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal, tha se numri i inspektorëve duhet të shtohet, çka sipas tij, ishte edhe premtim i secilës qeveri, por që gjithmonë është ulur numri i tyre. Qeveria aktuale ka premtuar se numri i inspektorëve do të shtohet në 400. Aktualisht janë 35.