Për marrjen e licencës për kriptovaluta, biznesi duhet të ketë një kapital minimal prej 500 mijë euro

Foto nga arkivi

Një nismë legjislative tashmë ka filluar nga disa deputetë për ta sjellë në Kuvend një ligj që do ta rregullonte veprimtarinë e kriptovalutave.

Buletini Ekonomik ka siguruar një draft preliminar të kësaj nismë të titulluar Ligji për Kripto-Asetet, nga ku shihet se rregullimi nga shteti  do të jetë goxha rigoroz për ata që do të merren më këtë ‘zeje’.

E para dhe më kryesorja është kriteri i licencimit.

Reklama e sponzorizuar

“Asnjë Operator nuk mund të emitoj, tregtoj, shpërndaj apo rruaj Kripto-Asete ose te ofroje ndonjë shërbim tjetër qe ndërlidhet me Kripto-Asetet, përveç nëse është në posedim të Licencës”, thuhet në nenin 4 të këtij projektligji.

Ndërsa, llojet e Licencave që miratohen nga Autoritetet Përgjegjëse për kryerjen e veprimtarive të parashikuara në këtë Ligj janë:

(a) Licenca për subjektit të Autorizuar për teknologji digjitale (Agjenti);

(b) Licenca e Ofruesit të Shërbimeve Inovative

Krahas kushteve të përgjithshme, Aplikuesi për licencë, Agjenti, duhet të plotësojë edhe kriteret e veçanta:

  1. a) të jetë Person Juridik i regjistruar;
  2. b) të vërtetojë, duke vënë në dispozicion dokumentacionin provues, se ka aftësitë dhe njohuritë e duhura teknike lidhur me teknologjinë DLT;
  3. c) të dorëzoj strukturën organizative të sa saj, se bashku me informatat personale dhe profesionale lidhur me strukturen e menaxhmentit të lartës, zyrtarit kryesor për teknologji informative si dhe informacionet lidhur me strukturen pronësore të Aplikuesit;
  4. d) ka kompetencën dhe përvojën lidhur me procedurën teknologjike për emetimin e tokenëve digjital dhe asteve digjitale të bazuara në teknologjinë e DLT;
  5. e) të vërtetojë se në çdo kohe e ka të deponuar një kapital minimal prej 500,000,000 Euro, të deponuar në llogari të veçantë pranë Bankës Qendrore, i cili nuk përdorët për qarkullim biznesi. /Buletini Ekonomik/