Njeriu i Trump-it i drejtohet përsëri Kadri Veselit

Përfaqësuesi Special Presidencial i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell, i është përgjigjur kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselit, duke i thënë se SHBA kërkon t’i japësh mbështetje heqjes së taksës, menjëherë.

Grenell në një reagim në llogarinë e tij zyrtare në Twitter i është drejtuar Kadri Veselit sot gjatë ditës, duke i thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke kërkuar heqjen e taksës dhe se Albin Kurti ka të drejtë kur thotë se do ta heqë atë.

E pak më vonë, Veseli i është përgjigjur ambasadorit Grenell duke i thënë se Kurti është gënjeshtar.

Reklama e sponzorizuar

Ndërsa Grenell para pak minutave, i është kundërpërgjigjur përsëri Veselit duke i thënë se SHBA kërkon t’i japësh mbështetje heqjes së taksës menjëherë.

“Unë jam i gatshëm të bisedoj me ju në çdo kohë për t’ua shpjeguar pse Shtetet e Bashkuara mendojnë se duhet të mbështesni heqjen e taksës 100%, menjëherë”, ka shkruar Grenell në Twitter.