Zyrtari i prokurimit në Agjencinë e Navigacionit me shkollë të mesme

Me tenderët në Agjencinë e Navigacionit Ajror, merret një zyrtar që ka të kryer vetëm shkollën e mesme.

Në bazë të konkursit të shpallur për pozitën Zyrtar i Prokurimit, dhe në bazë të Rregullores së Brendshme të ASHNA, për përcaktimin e kritereve minimale të vendeve të punës, të përzgjedhurit i kërkohet si kriter minimal shkollimi universitar në kuadër të kualifikimit të tij për këtë pozitë.

Ndërkaq, Auditori i Përgjithshëm ka konstatuar se kandidati i përzgjedhur në këtë rast nuk ka shkollim universitar të përfunduar, përcjell Buletini Ekonomik.

Reklama e sponzorizuar

Sipas Auditorit të Përgjithshëm, kjo shkelje e rregullës kishte ndodhur si pasojë e mungesës së kontrolleve të brendshme gjatë kësaj përzgjedhjeje dhe si shkak i neglizhimit të anëtarëve të komisionit vlerësues për plotësimin e këtij kriteri.

Mosplotësimi i kriterit minimal siç është shkollimi universitar rrit rrezikun që Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror të punësojë edhe persona të tjerë jo kompetent për pozita përkatëse dhe të rezultojë më mos efikasitet dhe mos arritje të objektivave të agjencisë, thuhet më tej në këtë raport.

Auditori rekomandon se drejtori duhet të sigurojë që përzgjedhja e stafit të zhvillohet sipas kritereve të parashtruara në rregulloren e brendshme dhe konkursit, duke respektuar dispozitat ligjore të shërbyesve civil. (Mirjeta Shabani) /Buletini Ekonomik/