Një vrasje e shumëfishtë dyshohet se ka ndodhur sot në Gjilan.
Policia e Kosovës e ka konfirmuar se po dyshohet për vrasje dhe se njësitet e saj kanë arritur në vendin e ngjarjes, raporton Gazeta Express.
Në adresë të redaksisë janë dërguar fotografi dhe video nga vendi i ngjarjes.
Dëshmitarë nga aty i kanë thënë Gazetës Express se një nga viktimat dyshohet se është pjesëtare e Policisë së Kosovës.