Abdixhiku: Vitin e kaluar kemi humbur 16 mijë vende pune

Lumir Abdixhiku- Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në seancën ku po diskutohet projektbuxheti për vitin 2019, ka thënë se ky buxhet e fut vendin në rrezik, meqë ka rritje të madhe të shpenzimeve në raport me të hyrat. Sipas tij është më shumë buxhet social, e jo zhvillimor dhe që do ta rrisë borxhin publik.

Ai ka thënë se me parametrat e këtij buxheti nuk do të ketë kurrëfarë ndikimi në zvogëlimin e papunësisë, shkruan Buletini Ekonomik.

“Vitin e kaluar kemi humbur hiq më pak se 16 mijë vende pune. Që e bie cdo ditë kemi humbur nga 44 vende pune. Me 4 për qind rritje ekonomike, Kosova e arrin standardin e Kroacisë pas 30 viteve, ndërsa të shteteve akoma më të zhilluara evropiane, pas 60 viteve. Kështu po na thotë qeveria me këtë projektbuxhet”, ka thënë Abdixhiku. /Buletini Ekonomik/

Reklama e sponzorizuar