Për arritjen e marrëveshjes, lëshoi pe edhe VV-ja edhe LDK-ja

Të dyja partitë fituese, Vetëvendosja e Lidhja Demokratike e Kosovës mësohet se kanë lëshuar pe për t’u arritur sonte marrëveshja për bashkë-qeverisje.

Burime të KTV-së nga të dyja këto kampe, kanë thënë se kryeparlamentari Glauk Konjufca do ta lëshojë karrigen për dikë të LDK-së, derisa kjo e fundit, sa i përket çështjes së presidentit, do të presë derisa Hashim Thaçit, presidentit aktual, t’i përfundojë mandati.

Reklama e sponzorizuar

Më pas, këto dy parti do të mblidhen prapë për të diskutuar rreth emrit që do të jetë president i ardhshëm i Republikës së Kosovës.

Burimet gjithashtu theksuan se nesër mblidhen Këshillet e Përgjithshme të të dyja partive, që të votohet marrëveshja e më pas të nënshkruhet.