Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të “Llamkosit”, Ragip Hasani, nuk e ka përjashtuar mundësinë e protestave nëse deri më 15 shkurt punëtorëve (në cilësinë e kreditorit) nuk u paguhen paratë e mbetura nga pagat (750 mijë euro), tani kur blerësi Abdullah Kelmendi ka paguar gjysmën e parave. Protesta para zyrës së administratorit Vyrtyt Ibrahimagës dhe para Qeverisë së Kosovës, shkruan sot Zëri.
Vetëm 2.4 milionë euro, nga 4.8 milionë euro sa është shitur, i ka paguar blerësi i fabrikës së llamarinës “Llamkos” në Vushtrri, Avdullah Kelmendi. Pjesën tjetër prej gjithashtu 2.4 milionë eurosh blerësi Kelmendi do ta paguajë pas 60 ditësh, pasi i është lejuar koha shtesë për kryerjen e obligimeve.