Në Mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës po bëhen zëvendësimet të sekretarëve të disa ministrive.
Është larguar nga pozita e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Infrastrukturës, Betim Reçica, raporton Gazeta Express.
Ministri i Infrastruktutës, Lumir Abdixhiku, ka propozuar Izedin Bytyqin për sekretar të Përgjithshëm të MI’së.
Qeveria vendosi që Bytyqi, i cili ka qenë sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, të bëhet sekretar në Ministrinë e Infrastrukturës.