Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, ka reaguar pas emërimit të tij sot në këtë subjekt.
Ai deklaroi se është i nderuar që ka këtë pozitë tani, gjithashtu edhe i gëzuar që është arritur nënshkrimi i marrëveshjes mes LDK’së dhe VV’së për bashkëqeverisje.
“Jashtëzakonisht krenar, që Lidhja Demokratike e Kosovës, sot, më ka zgjedhur nënkryetar të partisë”.
“Përkrah, kryetarit, Isa Mustafa, dhe me kolegët tjerë në pozitën e nënkryetarit dhe nga gjithë strukturat tjera të partisë, do të angazhohem gjithmonë për të përmbushur obligimet tona karshi aktivisteve, votuesve, simpatizantëve të LDK-së si dhe për të mirën e gjithë qytetarëve të Kosovës”.
“Në anën tjetër, më gëzon fakti që arritëm të finalizojmë marrëveshjen me partnerin tonë të ardhshëm qeverisës, Vetëvendosjen. Kjo marrëveshje nënkupton zotimin tonë të përbashkët për të punuar drejtë e mirë dhe për tu angazhuar maksimalisht për ta rikthyer shpresën tek qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Quni.