Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka thirrur mbledhje në lidhje me organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Podujevës që do të mbahen me 15 mars, raporton EO.
Ky institucion ka kërkuar nga Qeveria 491 mijë euro për të dy raundet për këto zgjedhje, por që ende nuk ka marrë përgjigje nga Qeveria.
Kryetarja Valdete Daka ka thënë se mosndarja e buxhetin rrezikon mbajtjen e zgjedhjeve në këtë komunë, ndërsa ka theksuar se nuk mban përgjegjësi në rast dështimi.
Në këtë mbledhje përveç buxhetit po diskutohet edhe për shtypjen e fletëvotimeve e formularëve, për doracakut për procedurat e votimit dhe numërimit etj.