Për shkak të “Koronavirusit”, Apple mbyll të gjithë rrjetin e dyqaneve në Kinë!

Virusi vdekjeprurës i emërtuar si “koronavirus” që është përhapur në Kinë, por dhe më gjerë, ka shkaktuar panik të madh edhe te zyrat e kompanisë së famshme teknologjike Apple, drejtuesit e së cilës kanë marrë vendimin për të mbyllur të gjithë rrjetin e dyqaneve zyrtare të tyre në Kinë të paktën deri në datën 9 shkurt.

“Reuters” shkruan se zyrtarët nuk kanë dhënë shumë detaje në lidhje me këtë vendim. Nga raportimet e fundit të autoriteteve kineze numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e “koronavirus-it” ka shkuar në 259, ndërsa numri i të infektuarve në 11,791 persona.

Reklama e sponzorizuar

Qyteti që ka regjistruar më shumë raste është Hubei. Shumë vende kanë marrë raste të rrepta sigurie nëpër aeroportet kryesore të tyre, për të parandaluar në këtë mënyrë përhapjen e virusit. Një prej këtyre vendeve është dhe SHBA-ja, e cila kanë vendosur për të ndaluar hyrjen e të huajve që kanë qenë kohët e fundit në Kinë, si pjesë e përpjekjeve për parandalimin e mëtejshme të përhapjes së virusit vdekjeprurës.