Rrustem Berisha, me shumë gjasë këshilltar politik i Anton Qunit në Ministrinë e Mbrojtjes

Ministri i zgjedhur i Mbrojtjes, Anton Quni që vjen nga radhët e LDK-së ka pranuar zyrtarisht sot detyrën e re për të drejtuar këtë institucion.

Punët ia dorëzoi ministri i deritanishëm Rrustem Berisha të cilin, Quni e ftoi ta ketë këshilltar politik, raporton ksp.

Berisha, i cili ka drejtuar institucionin e Mbrojtjes, deklaroi se do të pranojë çdo gjë që i kërkohet nga ish-bashkëluftëtari i tij Quni, në mënyrë që të çojnë përpara Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë.

Reklama e sponzorizuar