Kina është eksportuesi më i madh në botë i produkteve të prodhuara të ndërmjetme – përbërës të destinuar për t’u përdorur në zinxhirët e furnizimit në të gjithë botën. Rreth 20% e importeve globale të atyre produkteve erdhën nga Kina në 2015, sipas llogaritjeve të Bloomberg Economycs bazuar në të dhënat e tregtisë së OECD.
Sa më gjatë koronavirusi të kufizojë prodhimin industrial të Kinës, aq më i madh është rreziku i cënimit për fabrikat diku tjetër. Për vendet në zinxhirin e furnizimit aziatik, ekspozimi është më i madh – rreth 40% e të gjithë importeve të produkteve të prodhuara të ndërmjetme të konsumuara në Kamboxhia, Vietnam, Korenë e Jugut dhe Japoni, erdhën nga Kina në 2015.
Që kur virusi u shfaq për herë të parë në Wuhan, qyteti më i madh në Kinën qendrore, në fund të dhjetorit, ai ka vrarë më shumë se 300 njerëz, kryesisht në Kinë. Vdekja e parë, deri më tani, vetëm jashtë Kinës u raportua në Filipine këtë fundjavë kur sëmundja vrau një burrë kinez 44-vjeçar nga Wuhan. Deri më tani, ka rreth 140 raste në 20 ose më shumë vende jashtë Kinës kontinentale, përfshirë tetë në SHBA.
Shumë kompani globale janë duke marrë sugjerimet e tyre nga Organizata Botërore e Shëndetit, e cila javën e kaluar shpalli shpërthimin një emergjencë të shëndetit publik dhe tha se shumë të panjohura përfshijnë ashpërsinë, transmetimin dhe trajtimin e koronavirusit.
Virusi duket të jetë më pak vdekjeprurës sesa SARS, i cili vrau rreth 10% të njerëzve që e kapën atë. Deri më tani, rreth 2% e personave të infektuar me koronavirusin e ri kanë vdekur. Eshtë gjithashtu shumë më e vështirë për t’u transmetuar sesa fruthi.