Task-Forcë për Telekomin e Kosovës

Gjendja reale në Telekomin e Kosovës pritet të vlerësohet nga një Task-Forcë që do të krijohet ditëve të ardhshme nga qeveria Kurti.

Kështu mëson Buletini Ekonomik nga burime brenda Qeverisë, të cilat thonë se qëllimi i kësaj Task-Forcë do të jetë skanimi i tërësishëm i gjendjes në këtë ndërmarrje.

Pas kësaj priten vendime të aksionarit për fatin e ndërmarrjes e cila aktualisht ka probleme edhe me pagat e punëtorëve.

Reklama e sponzorizuar

Task-Forca pritet të krijohet në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë, Punës, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, që udhëhiqet nga Rozeta Hajdari. /Buletini Ekonomik/