Të refuzuarit për punësim në Trepçë protestuan edhe sot

Ka vazhduar edhe sot protesta para hyrjes së objektit të menaxhmentit të Trepçës në Mitrovicë, e atyre konkurrentëve që u refuzuan gjatë procesit të fundit të punësimit në këtë ndërmarrje.

Ata përmendën sërish fakte për parregullsitë gjatë procesit të pranimit, ndërsa u shprehën të zhgënjyer me përfaqësuesit e institucioneve përkatëse, për të cilat thanë se nuk po merren seriozisht me problemin e tyre.

Arsim Musa nga Këshilli organizativ protestues, ka bërë të ditur se të gjitha parregullsitë janë verifikuar dhe dërguar tek organet përkatëse.

Reklama e sponzorizuar

Ai shtoi se protestat nuk do të ndalen deri në evidentimin e këtyre padrejtësive.

Protesta po zhvillohet e qetë, ndërsa pjesëtarë të policisë janë duke vëzhguar situatën nga afër gjatë gjithë kohës. /KsP.