Njohësit e rrethanave politike theksojnë se Qeveria duhet ta shqyrtojë përmbajtjen e tyre dhe ta vendosë Kuvendin e Kosovës si filtër, i cili do të siguronte transparencë e llogaridhënie.
Dy marrëveshjet e Munihut, që u nënshkruan ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për hapjen e hekurudhës dhe të autostradës, ende nuk janë bërë publike as nga Qeveria e Kosovës dhe as nga zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës, të cilët nënshkruan këto dokumente. Njohësit e rrethanave politike theksojnë se Qeveria duhet ta shqyrtojë përmbajtjen e tyre dhe ta vendosë Kuvendin e Kosovës si filtër, i cili do të siguronte transparencë e llogaridhënie.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, në një prononcim për gazetën “Zëri” ka theksuar se ndonëse ka pasur drafte të tekstit të marrëveshjeve, as për Qeverinë nuk kanë qenë në dispozicion detajet. Qeveria e re nuk ka qenë e njoftuar për detajet e marrëveshjes, pavarësisht se ato kanë qenë publike, por jo për kahen se kah do të shkojë në këtë rast hekurudha, në cilën pjesë etj. Pra ka qenë vazhdimësi e marrëveshjeve të bëra me udhëheqësinë e vjetër”, ka deklaruar Abrashi.
Mirëpo ai thekson se këto marrëveshje me Serbinë janë marrëveshje të aspektit ekonomik dhe nuk përbëjnë problem të madh për Qeverinë. “Duke pasur parasysh qëndrimet publike të ambasadorit Grenell, roli i tij është ekskluzivisht në arritjen e marrëveshjeve që kryesisht kanë aspekt ekonomik pra jo politik, atëherë ne nuk shohim ndonjë problem të madh. Përpos që në të ardhmen duhet të jenë të koordinuar dhe gjërat të bëhen në adresën e duhur”, ka shtuar ai.