Presidenti serb Aleksander Vuçiq tha se Serbia po lufton për çdo njeri [serb] në Kosovë, por se ai nuk do të gënjej popullin e tij lidhur me situatën e vërtetë.
Siç shkruan ‘B2’, Vuçiq është shprehur pesimist për çështjen e Kosovës.
“Nëse mendoni se ka shumëçka lidhur me Kosovën që ne e kemi në duar, ju lutem njerëz, ne nuk jemi fëmijë, nuk jemi naivë. Po luftojmë për çdo person në Kosovë, por nuk dua ta gënjej popullin dhe të them se gjithçka do të jetë e jona në 300 milionë viteve të ardhshme”, tha Vuçiq, përcjell Telegrafi
Ai gjithashtu tha nga viti 2012 i ka dëgjuar tregimet se “ai është tradhtar, sepse kinse u premtoi amerikanëve se do ta dorëzojë Kosovën, prandaj SHBA dhe BE nuk e mbështesin bojkotimin e opozitës për zgjedhjet e ardhshme”.
“Mirëpo, njerëzit [serbët] në Kosovë nuk janë të çmendur dhe e dinë saktësisht se kush i mbështet ata dhe kush punon për ta”.
Presidenti serb, i cili po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, të premtën në një panel të liderëve të Ballkanit Perëndimor, pati një ballafaqim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.