Në një bisedim me gazetarë, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka folur rreth takimit që së shpejti do të ketë me kancelaren Merkel, taksën dhe çfarë pret nga Qeveria e Albin Kurtit.
Ai ka thënë se çfarëdo bisedimesh, për Serbinë do të jenë më të komplikuara, meqë bashkësia ndërkombëtare kërkon njohjen e pavarësisë së Kosovës, raporton KTV.
Vuçiq tha se lidhur me këtë, duhet gjetur kompromis për normalizimin e raporteve. Ai megjithatë, shtoi se në takimin me Merkelin nuk do të flitet për kurrfarë planesh të reja rreth Kosovës.
Ai shtoi se biseda e Merkelit me Kurtin do të jetë më e rëndësishme sesa me këdo tjetër, meqë i duhet të dijë se çfarë planesh ka ai.
Vuciqi këtu përmendi padinë e paralajmëruar të kryeministrit Albin Kurti për gjenocid ndaj Serbisë dhe shpenzimet për armatim. Për reciprocitetin e paralajmëruar nga Kurti, Vuçiqi tha se për këtë duhet pyetur kryeministrin e Kosovës.