Dy ditë para mbajtjes së seancës për votimin e qeverisë, Vetëvendosje dhe LDK-ja janë shumë afër arritjes së marrëveshjes.
Burime nga të dyja partitë i kanë thënë KTV-së të shtunën, se ka pasur lëvizje domethënëse drejt finalizimit të marrëveshjes.
Gjithashtu, mësohet se të dyja partitë planifikojnë që më së largu nesër t’i thërrasin mbledhjet e Këshillave të Përgjithshëm, në mënyrë që të marrin miratimin për të nënshkruar marrëveshjen.