Zëvendës kryeministri, Haki Abazi ka folur para mediave në lidhje me takimin e Kabinetit Qeveritar që është duke u mbajtur në Prevallë.
Sipas Abazit ky takim është duke u bërë që marrëveshja e koalicionit të kthehet në plan qeverisës.
Po ashtu ai ka treguar se gjatë pjesës së parë të kësaj mbledhje i kanë dëgjuar ministrat në lidhje me gjendjen të cilën i kanë gjetur ministritë dhe po ashtu sipas tij në pjesën tjetër të takimin ministrat do t’i paraqesin prioritet e tyre afat shkurte dhe ato afatgjate.
“Dita do të vazhdojë me karakter punues dhe do t’i dëgjojmë ministrat për prioritetet e tyre afatshkurte dhe afatgjate” u deklarua Abazi.
Po ashtu ai tha që kanë ende shumë sfida me të cilat janë duke u ballafaquar ndërsa në pyetjen se a janë duke biseduar në lidhje me tërheqjen e taksës Abazi u përgjigj duke thënë që kjo mbledhje nuk ka ndonjë karakterë tjetër përveq detajeve të cilat i përmendi mëherët.