Zgjedhjet në Podujevë: Kush do të jetë kandidat nga Vetëvendosje?

Lëvizja Vetëvendosje- dega në Podujevë, ka filluar procesin për zgjedhjet e brendshme për kandidat për kryetar të komunës në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen 15 mars.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga kjo degë në faqen zyrtare Facebook:

Njoftimi i plotë:

Reklama e sponzorizuar

Në përputhje me Statutin dhe Rregulloren e Zgjedhjeve të Brendshme, Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Besianë, nga sot shpallë zgjedhjet e brendshme për kandidatë për kryetar të Komunës.

Komisioni Zgjedhor Ad Hoc i Qendrës njofton të gjithë aktivistët e interesuar për të kandiduar për pozicionin e kandidatit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për kryetar të Komunës në Besianë, që të paraqesin deklaratën e kandidaturës më së largu deri në datën më 15 shkurt 2020, ora 16:00, pranë zyrës së Lëvizjes në Besianë.

Sipas Rregullores së Zgjedhjeve të Brendshme, deklarata e kandidaturës për kryetar duhet shoqëruar me një kopje të letërnjoftimit dhe kartës së anëtarësisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Pas dorëzimit të këtij dokumentacioni, KZP-ja do të bëjë verifikimin e tij dhe do ta pajisë kandidatin me formularin e grumbullimit të nënshkrimeve të nevojshme për zyrtarizimin e kandidaturës siç është e paraparë me Statutin dhe Rregulloren e zgjedhjeve të brendshme të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Të gjithë anëtarët e Qendrës në Besianë do të kenë mundësinë që të votojnë sipas parimit “një anëtar një votë” në zgjedhjet e brendshme për kandidatin për Kryetar të Komunës në Besianë.

Ne i bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve të bëhen pjesë e këtij procesi të brendshëm zgjedhor, në mënyrë që së bashku ta konsolidojmë edhe më shumë demokracinë e brendshme të organizatës sonë.