Aksion i madh i Policisë në Telekomin e Kosovës

Një aksion i madh i Policisë së Kosovës, është duke u zhvilluar në ndërtesën e Telekomit të Kosovës, shkruan Gazeta Blic.

Burime të Gazetës Blic, brenda Telekomit, kanë bërë të ditur se policë të shumtë hetues gjenden në ndërtesën qendrore të Telekomit në Prishtinë, ku po kryejnë hetime në dy sektorë: atë të financave dhe prokurimit.

Gazeta Blic, ka provuar të marr konfirmim zyrtar nga zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Reklama e sponzorizuar

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se kjo gjë nuk është në kompetencë të rajonit ku ajo e mbulon, duke kërkuar që të kontaktohet Policia nga zyret qendrore.
Për këtë aksion është tentuar të pyetet edhe zëdhënësi i Përgjithshëm i Policisë, Baki Kelani, por që komunikimi me të ka qenë i pamundur.

Gazeta Blic do ju mbajë të informuar lidhur me këtë ngjarje.

Ndryshe, javë më parë, Qeveria, kishte marrë vendim për shkarkimin e bordit të drejtorëve në Telekomin e Kosovës.