Anglia bën marrëveshje me spitalet private, i siguron 20 mijë mantelbardhë e 8 mijë shtretër

Qeveria angleze ka arritur marrëveshje të madhe me spitalet private, duke i siguruar rreth 20 mijë mjekë, 8 mijë shtretër dhe 1200 ventilatorë për sistemin publik të shëndetësisë gjatë krizës së koronavirusit.

Sidoqoftë, burimet shtesë për spitalet publike nuk do të jenë në dispozicion vetëm për pacientët me koronavirus, por edhe për kryerjen e operacioneve urgjente si dhe shërbimet për pacientët që vuajnë nga kanceri.

Pjesë e marrëveshjes është angazhimi i dhjetë mijë infermiereve, 700 mjekëve dhe tetë mijë anëtarëve të tjerë të sektorit të shëndetësisë.

Reklama e sponzorizuar

Vetëm në Londër, në dispozicion do të jenë mbi dy mijë shtretër shtesë, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

Deri më tani, më shumë se 4 mijë persona janë infektuar me koronavirus në Britani të Madhe. Qeveria ka marrë vendim për mbylljen e restoranteve, kafeneve dhe qendrave të fitnesit.