Apostolova përgëzon ministrin Vitia dhe Qeverinë e Kosovës për luftën kundër koronavirusit

Përfaqësuesja Speciale e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka zhvilluar bisedë telefonike me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia.

Në një njoftim në Twitter të cilin e ka shpërndarë edhe vet Apostolova, ajo e ka përgëzuar për punën ministrin Vitia dhe gjithë Qeverinë e Kosovës, në luftën kundër koronavirusit.

“Ajo shprehi mbështetje të fuqishme për Kosovën rreth shpërthimit të Covid-19. Ajo ka uruar Ministrin dhe Qeverinë e Kosovës. Katër masa janë marrë deri më tani. BE-ja do të mbështesë Kosovën në lehtësimin e kësaj periudhe të vështirë”, thuhet në njoftim.

Reklama e sponzorizuar