Asnjë rast me koronavirus në Kosovë

Në Kosovë ndonëse po trajtohen dy raste të dyshuara me koronavirus, rezultatet e të cilave dalin sot pasdite, deri tash nuk ka asnjë rast të rezultuar pozitiv.

Këtë e kanë konfirmuar nga zyra e drejtorit të QKUK-së për KOHËN.

KOHA e ka konfirmuar se s’ka koronavirus në Kosovë, pas raportimeve të rreme në disa media se në Kosovë ka rast të konfirmuar me COVID-19.

Reklama e sponzorizuar

Lajmin e ka konfirmuar për KOHËN edhe Shpend Fazliu nga QKUK-ja.

“Bazuar në informatat nga Klinika Infektive, asnjë rast nuk ka të verifikuar”, tha ai.