Kryeministri britanik, Boris Johnson ka thënë se nga orët e para të së mërkurës, njerëzit në Britani do të lejohen që të largohen nga shtëpitë e tyre vetëm për qëllime shumë të kufizuara, siç është blerja e gjërave të domosdoshme.
Johnson ka thënë se udhëtimi në punë do të bëhet vetëm nëse është “shumë i nevojshëm”.
Qytetarët britanikë po ashtu janë këshilluar që të mos takohen me familjarë dhe miq, me të cilët nuk jetojnë.
Në Britani deri tani është raportuar për 6,724 persona të infektuar dhe rreth 336 të vdekur si pasojë e koronavirusit.