Ndahen pagat për 41 mijë punëtorë të sektorit privat

Ministria e Financave dhe Transfereve njofton se sot Thesari i Kosovës ka urdhëruar ekzekutimin e pagesave sipas vendimit të qeverisë për pakon emergjente 31/2020, përkatësisht masën 3, për 41,177 punonjës përfitues, pas aprovimit nga komisioni i autorizuar për shqyrtimin e këtyre aplikacioneve.​

Bazuar në procedurat bankare, në llogaritë bankare sot i kanë pranuar mjetet 14,598 punonjës kurse të tjerët do t’i pranojnë ditën pasuese të punës.  

Reklama e sponzorizuar

Pas përfundimit të këtij ekzekutimi të parë do të vazhdojë ekzekutimi edhe për punonjësit tjerë në javët vijuese.