Inspektorati i Tregut sqaron masat që duhet të marrin të gjitha bizneset

Inspektorati i Tregut, që vepron në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike të Republikës së Kosovës, ka nxjerrë këto udhëzime për zbatimin e vendimeve të Qeverisë lidhur me situatën e koronavirusit:

[1] Rregullimi i lokalit: të merren masa higjienike, të dezinfektohet, punonjësit të pajisen me pajisje personale mbrojtëse (sipas udhëzimit të Ministrisë së Shëndetësisë), të sigurohet që në secilin moment brenda lokalit të ketë maksimalisht aq njerëz sa të mund të mbahet distanca minimale prej një metër në mes të njerëzve. (t’u shpjegohet me fjalë!)

[2] Përveç kafeneve, bareve, pabeve, restoranteve, qendrave tregtare (përjashtuar farmacitë/barnatoret dhe marketet brenda tyre), tregjeve të kafshëve dhe automjeteve, operatorët e tjerë ekonomikë mund të punojnë. GJITHSESI TË SIGUROHEN SE KUSHTET E PIKËS 1 JANË TE PLOTËSUARA!

Reklama e sponzorizuar

Gjithashtu, kompanitë specifike (shërbime komunale, financiare, komunikime elektronike) mund të ofrojnë shërbime deri në një masë të domosdoshme, por me orar e staf të reduktuar. Paraprakisht, duhet të sigurohen se një pjesë të operacioneve i kanë kaluar në kanale elektronike. GJITHSESI TË SIGUROHEN SE KUSHTET E PIKËS 1 JANË TE PLOTËSUARA!

3] Operatorët ekonomikë me ofertë mikse,  shitje dhe shërbim, DUHET vetëm të shesin, kurse shërbimi duhet të ndalohet. Për shembull: furrë buke (shet gatojca dhe i shërben brenda lokalit), byrektore (shet dhe shërben), qebaptore, pastiçeri/ëmbëltore, gjellëtore, ushqimore të tjera; pika të karburantit (shesin karburant, lubrifikantë, pajisje përcjellëse, por edhe kanë kafiteri e gjellëtore), autolarje dhe operatorë të ngjashëm, që edhe shesin produkte edhe shërbejnë. GJITHSESI TË SIGUROHEN SE KUSHTET E PIKËS 1 JANË TE PLOTËSUARA!

[4] Prodhuesit mund mos të ndalojnë prodhimin, por detyrimisht të marrin masa të organizimit në punë: – ndërrime (turne), për te reduktuar numrin e njerëzve që qëndrojnë në prodhim; – të sigurohet distanca minimale prej 1 metër, gjatë gjithë kohës.

Ndalohet qëndrimi i personave të tjerë në lokalet afariste, përveç shitësit dhe blerësve. Personat përgjegjës të operatorit ekonomik obligohen që brenda objektit afarist të sigurojnë që distanca në mes personave prezent në lokal të jetë së paku 1 metër. Personat e tjerë duhet të lihen jashtë dhe të presin në radhë.