Arrestohet në Durrës pejani pasi tentoi të korruptonte policinë

Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e automjetit, shtetasi V.B., 22 vjeç, banues në Pejë, Kosovë, i cili i ofroi ryshfet punonjësit të Policisë Rrugore me qëllim shmangien e masës administrative.

“Ky shtetas në aksin rrugor Durrës-Plepa, ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor duke drejtuar mjetin e tij tej normave të lejuara të shpejtësisë, konstatuar nga agjenti verifikues me radar, dhe gjatë momentit të ndalimit i ka ofruar punonjësit të Policisë Rrugore së bashku me dokumentacionin dhe 30 euro, me qëllim shmangien e masës administrative”, thuhet në njoftimin për media të Policisë së Shtetit shqiptar.

Reklama e sponzorizuar

Policia thotë se materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.