Kalon edhe formalisht vendimi për emërimin e Lajçakut si Përfaqësues i posaçëm për dialog

Me kalimin e orës 15 të së premtes konsiderohet si formalisht i miratuar vendimi për emërimin e ish-ministrit të jashtëm të Sllovakisë, Mirosloav Lajçak, si Përfaqësues i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe Ballkanin Perëndimor.

Këtë e mëson KOHA nga burimet e saja diplomatike në Bruksel. Ky vendim, sipas të njëjtave burime, është bërë me procedurë të shkruar për shkak të masave të kufizimit të lëvizjes dhe takimeve që janë ën fuqi edhe në institucionet e BE-së si pasojë e rrezikut të përhapjes së koronavirusit.

Sipas procedurës me shkrim vendimi konsiderohet si i miratuar nëse deri në afatin e caktuar paraprakisht asnjë shtet anëtar nuk paraqet kundërshtim. Ka një kohë që kur ishte e ditur se ky postë është i rezervuar pëer Lajçakun ndërsa procedura ka qënë vëtëm formalitet i cili ëshst dashur të përmbushet.

Reklama e sponzorizuar

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka shprehur kohëve të fundit rezerva për këtë emërim por kundërshtimi nga Kosova, sipas burimeve në Bruksel, nuk ka qenë konsistent prandaj edhe nuk është marrë parasysh. Ka pasur edhe diplomatë të BE-së të cilët e kuptonin se nuk do të jetë shumë e përshtatshme që edhe Përfaqësuesi i lartë Borrel e edhe Përfaqësuesi i posaçëm tash për dialog, të jenë ish Ministra të vendeve që nuk e njohin Kosovën.

Sipas mandatit që ka Lajçak duhet të ndihmoj që BE të flas me një zë dhe të veproj me unitet në rajnin e Ballkanit. Por kur ishin Ministra shtetet e tyre ishin ato që dallonin nga shumica e madhe e BE-së sa i përket statusit të Kosovës.

Burimeve diplomatike në selinë e BE-së në Bruksel kanë sqaruar se, me insistimin e disa shteteve, është sqaruar se Miroslçav Lajçak duhet ta ketë detyrë kryesore angazhimin në dialogun për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë ndërsa detyrat tjera, rreth së cilave ka shfaqur ineteres në rajonin e Ballkanit, si pajtimi, diplomacia publike, vizibiliteti i BE-së dhe bashkëpunimit rajonal. Këto do të jenë angazhime plotësuese.

Pasi BE tashmë ka në Kosovë një Përfaqësuese të Posaçme, këto dy poste do të bashkëpunojnë në terren.

Qëllimi i BE-së është që përmes këtij procesi të arrihet një Marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese, për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Lajçak është emëruar fillimisht në këtë detyrë për një mandat një vjeçar, me zyre në Bruksel dhe me në fond prej 1,2 milion eurosh për shpenzimet për zyrën e tij.

Për shkak të rrethanave të reja të papritura që ka shkaktuar koronavirusi, si dhe votimi i mosbesimit të qeverisë Kurti në Kosovë, askush as në BE në këtë moment nuk mund ta parashikoj se kur dhe në cilin format do të vazhdoj dialogu. Por thonë se së paku BE tash do ta ketë përsonin i cili do të ketë këtë detyrë nga ana e Bashkimit Evropian.