Paniku i krijuar nga koronavirusi po shfrytëzohet nga disa biznese në Kosovë.
Ka produkte ku çmimet janë rritur për 200 për qind.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Kryetari i Komisionit për Konkurrencë Valon Prestreshi.
“Për deri sa ankesat e qytetarëve janë gjithëandej, e vërtetova edhe vetë se vetëm njëri prej produkteve ushqimore ka ngritje afërsisht 200% të çmimit!”, ka thënë Prestreshi.