Koronavirusi: Rritje e çmimeve për 200 për qind për disa produkte

Paniku i krijuar nga koronavirusi po shfrytëzohet nga disa biznese në Kosovë.

Ka produkte ku çmimet janë rritur për 200 për qind.

Reklama e sponzorizuar

Këtë e ka bërë të ditur vetë Kryetari i Komisionit për Konkurrencë Valon Prestreshi.

“Për deri sa ankesat e qytetarëve janë gjithëandej, e vërtetova edhe vetë se vetëm njëri prej produkteve ushqimore ka ngritje afërsisht 200% të çmimit!”, ka thënë Prestreshi.