Kurti: Po fillojmë sonte zbatimin e reciprocitetit me Serbinë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në një konferencë për media ka thënë se po marrin vendim për masë të reciprocitetit për produktet me Serbinë.

“Qeveria ndodhet në një mbledhje ku po marrim një vendim tejet të rëndësishëm për vazhidmin gradual të reciprocitetit. Në marrëdhëniet me Serbinë emërtimet në dokumentim duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Së pari certifikatat fitosanitare për produktet ushimore e joduhqimore dhe së dyti certifikatata veterinare. Këtë vendim që po e marrim sonte detyrohen ta zbatojnë policia, dogana, agjencia e ushqimit e evterinarisë e institucionet tjera”.

Reklama e sponzorizuar