Kurti takohet me Apostolovën, flasin për heqjen e taksës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim përfaqësuesen speciale të BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Një nga temat e këtij takimi ishte vizita zyrtare e Kurtit në Bruksel, njofton Klan Kosova.

Apostolova ka përsëritur se heqja graduale e tarifës ndaj Serbisë do të jep rezultat pozitiv.

Reklama e sponzorizuar

Në lidhje me heqjen e plotë të tarifës, Kurti tha se heqja e plotë e saj do të vijë si rrjedhojë e vendosjes së besimit në respektin e plotë e të ndërsjellët mes të dyja palëve.

Apostolova gjithashtu ka takuar edhe zëvendëskryeministrin, Haki Abazin.