Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka njoftuar se partia Balli Kombëtar Demokrat, do ta përkrahë LDK-në në zgjedhjet e 15 marsit në Podujevë.
Sipas njoftimit të Veliut përmes Facebook, BKD do e mbështesë Nexhmi Rudarin, për kryetar të Podujevës ndërsa ka shtuar se ky është një konfirmim e i bashkëpunimit të shkëlqyeshëm mes dy partive.
Agim Veliu ka qenë deri në shkurt të këtij viti kryetar i Podujevës tash e disa mandate.
Ai ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë për t’u bërë Ministër i Punëve të Brendshme.