Lirohet nga detyra kryeshefi ekzekutiv i KRUP Ilir Abdullahu, emërohet Kapllan Parduzi

Bordi i Drejtorëve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, ka liruar nga detyra kryeshefin ekzekutiv, Ilir Abdullahun dhe në vend të tij përkohësisht është emëruar Kapllan Parduzi.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për medie të lëshuar nga KRUP.

“Bordi i Drejtorëve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “ Prishtina” në mbledhjen e II-të të rregullt, të mbajtur më datë 10 mars 2020 e martë, ka trajtuar me kujdes çështje të ndryshme që ndërlidhen si çdoherë me veprimtaritë dhe performancën e përgjithshme të ndërmarrjes. Pas pranimit të rekomandimeve të mbledhjes së fundit të Komitetit të Auditimit të KRUP-s të mbajtur më datë 4 mars 2020, për marrje të masave ndaj Kryeshefit Ekzekutiv në mbledhjen e rregullt të bordit të drejtorëve të KRU” Prishtina” sh.a. të datës 10 mars 2020, kryeshefi ekzekutiv gjatë mbledhjes së Bordit të Drejtorëve me t’u ballafaquar me këto rekomandime dhe vlerësim jo të kënaqshëm të performancës ka reflektuar dhe ka kërkuar lirim nga detyra e Kryeshefit Ekzekutiv të KRU”Prishtina”, thuhet në njoftim.

Reklama e sponzorizuar

Për rrjedhojë, Bordi i Drejtorëve ka aprovuar kërkesën për dorëheqje të kryeshefit ekzekutiv, duke e falënderuar atë për kontributin e dhënë në ndërmarrje.

Njëkohësisht, Bordi i Drejtorëve në pozitën e Ushtruesit të Detyrës së kryeshefit ekzekutiv emëron Kapllan Parduzi, deri në përfundimin e procedurave ligjore për përzgjedhjen e Kryeshefit Ekzekutiv, sipas Ligjit Mbi Ndërmarrjet Publike nëpërmjet një konkursi transparent.

“Për rrjedhojë, Bordi i Drejtorëve ka aprovuar kërkesën për dorëheqje të kryeshefit ekzekutiv, duke e falënderuar atë për kontributin e dhënë në ndërmarrje dhe në të njëjtën kohë i rekomandon ekzekutivit që të merren me sistemimin e Abdullahut në ndonjë pozitë brenda ndërmarrjes i cili do ta ketë mundësinë që të kontribuuojë edhe më tej në fushë veprimtarinë e kompanisë”, përfundon njoftimi.