Ministria e Financave ka një sqarim për publikun

Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi dje ka njoftuar se ka marrë vendim për 30 shtyrjen e afatit për dorëzimin e deklaratave, raporteve dhe pagesave të detyrimeve tatimore deri më datën prill 2020.

Në vazhdën e vendimeve të kësaj ministrie për të krijuar sado pak lehtësime për qytetarët, dhe për bizneset që mund të jenë afektuar negativisht nga situata e pandemisë COVID-19, kjo ministri ka marrë vendim për zgjatjen e afatit për dorëzimin e deklaratave, raporteve dhe pagesave të detyrimeve tatimore si dhe trajtimi dhe vendosja lidhur me kërkesat për rimbursime, që ndërlidhen me zbatimin e legjislacionit tatimor në fuqi, siç sqarohet në vendimin e bashkëngjitur.

Sipas këtij vendimi, kjo ministri sot ka sqaruar se nga kjo shtyrje mund të përfitojnë të gjithë tatimpaguesit e sektorit privat, pa përfshirë sektorin publik, përcjell Buletini Ekonomik.

Reklama e sponzorizuar

Në këtë kontekst, tatimpaguesit e sektorit publik që nuk përfitojnë nga kjo zgjatje janë autoritetet publike – pra, një autoritet publik qendror, rajonal, komunal apo lokal, organ publik, ministri, departament apo autoritet tjetër që ushtron pushtet publik ekzekutiv, legjislativ, rregullator, administrativ apo juridik, në kuptim të nenin 1, paragrafi 1.3. i Ligjit Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, i plotësuar dhe ndryshuar.

“Ky definicion nuk përfshinë ndërmarrjet publike, të cilët plotësisht përfitojnë nga lehtësimet e krijuara nga ky Vendim”, sqaron tutje Ministria e Financave.

Pra, Ministria e Financave me këtë rast ka inkurajuar të gjithë tatimpaguesit të cilët nuk janë të afektuar negativisht në aspektin financiar, të vazhdojnë kryerjen e obligimeve tatimore sipas mundësive të tyre. /Buletini Ekonomik/

Komunikata e plotë e Ministrisë së Financave dhe Transfereve:

?????? ?ë? ????????? ??????

Prishtinë – 20 mars 2020

Ahtu siç jeni të njoftuar, me datë 19.03.2020 ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi ka marrë vendim për zgjatjen e afatit për dorëzimin e deklaratave, raporteve dhe pagesave të detyrimeve tatimore, si dhe trajtimin dhe vendosjen lidhur me kërkesat për rimbursime, që ndërlidhen me zbatimin e legjislacionit tatimor në fuqi deri më 30 Prill 2020. Sipas këtij vendimi, nga kjo shtyrje mund të përfitojnë të gjithë tatimpaguesit të sektorit privat, pa përfshirë sektorin publik. Në këtë kontekst duhet sqaruar se tatimpaguesit e sektorit publik që nuk përfitojnë nga kjo zgjatje janë autoritetet publike – pra një autoritet publik qendror, rajonal, komunal apo lokal, organ publik, ministri, departament apo autoritet tjetër që ushtron pushtet publik ekzekutiv, legjislativ, rregullator, administrativ apo juridik, në kuptim të nenin 1, paragrafi 1.3. i Ligjit Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, i plotësuar dhe ndryshuar. Ky definicion nuk përfshinë ndërmarrjet publike, të cilët plotësisht përfitojnë nga lehtësimet e krijuara nga ky Vendim.