Personi i parë i shëruar në Kosovë është djali 82-vjeçarit që vdiq nga koronavirusi

Personi i parë i shëruar nga koronavirusi në Kosovë është djali i 82 vjeçarit të infektuar që vdiq në fundjavë.

Këtë për KOHËN e ka bërë të ditur infektologu Sali Ahmetaj.

Ai ka thënë se pacienti i shëruar do të lirohet sot për në shtëpi.

Reklama e sponzorizuar

Ndërkohë në Kosovë deri tash, janë 86 persona të infektuar me koronavirus.

Në Kosovë sot kanë mbërritur edhe 55 persona nga Zvicra të cilët janë vendosur në karantinë.