Policia kërkon bashkëpunim të qytetarëve nëse shohin grumbullime njerëzish e kafene të hapura

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, pas vendimeve të marra me grupin Ndër-institucional për Menaxhimin e Incidenteve ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët që nëse shohin grumbullime njerëzisht dhe kafene hapur t’i lajmërojnë organet kompetente.

Në bazë të këtij vendimi thuhet se: “Ndalohet frekuentimi nëpër të gjitha parqet apo ambientet e ngjashme, çdo ditë nga ora 08:00 deri në ora 20:00; Ndalohet shitja e pijeve të ngrohta përfshirë këtu shërbimet “take away” (për të marrë me vete) nga të gjitha subjektet ekonomike të cilat ofrojnë këto shërbime pavarësisht veprimtarisë së tyre primare”, raporton Gazeta Insajderi.

Po ashtu “Detyrohet Policia e Kosovës që të shtojë prezencën e zyrtarëve policor në të gjitha parqet në Republikën e Kosovës, me qëllim të mbikëqyrjes së ndalimit të frekuentimit të parqeve nga personat si në pikën 1 të këtij vendimi; Detyrohen të gjitha subjektet ekonomike të cilat janë të lejuara të ofrojnë shërbimet e tyre, që të vendosin shenjat përkatëse për mbajtjen e distancës prej një (1) metër për të gjithë personat;”, thuhet ne vendim.

Reklama e sponzorizuar

Prandaj ftojmë  të  gjithë qytetarët të bashkëpunojnë duke kontribuar në raportimin e rasteve të shkeljeve të këtij vendimi në numrin 112, duke i ndihmuar Policisë së Kosovës, Inspektorëve dhe të gjitha institucioneve përkatëse ta zbatojnë me lehtësi vendimin e lartcekur.

Kontributi i secilit nga ju do të  ndihmojë në ruajtjen e shëndetit tuaj dhe familjes suaj. Andaj ju ftojmë që të kontribuoni duke Qëndruar në Shtëpi. Mbroni veten dhe familjen tuaj!.