Qeveria zgjedh drejtorin e Agjencisë së Akreditimit

Qeveria e Kosovës ka votuar sot shqyrtimin e propozim-vendimit për emërimin e Drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë Kosovare të Akreditimit, raporton Gazeta Express

Propozimin e ka bërë ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës, Agim Veliu.

Ai ka thënë se në komision përzgjedhës kanë qenë tre sekretar, një përfaqësues i Universitetit të Prishtinës dhe një nga organizatat joqeveritare.

Reklama e sponzorizuar

“Janë shqyrtuar 13 kandidatë, dhe 11 prej tyre kanë hyrë në listë të shkurtër”, ka thënë Veliu.

“Tre kandidatë janë rekomanduar si më të përshtatshëm: Afrim Lokaj, Rifat Morina dhe Naim Gashi, që ka pasur më së shumti pikë nga kompania britanike.

Emrat e kandidatëve janë publikuar në faqen e ministrisë dhe pas publikimit është respektuar afati 8 ditor për ankesa”, ka shtuar ai.

Si kandidat Ministria e ka propozuar Naim Gashin, që është miratuar me shumicë të votave në Qeveri të Kosovës, pa asnjë votë kundër dhe abstenim.