Reduktohet orari i Trafikut Urban në Prishtinë


Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se transporti publik do të ndërpritet në orën 20:00.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ky vendim vlen deri në marrjen e masave tjera.

Ndërkohë Ahmeti ka njoftuar se do të ketë dezinfektues edhe në autobusë, derisa ata do të funksionojnë.

Reklama e sponzorizuar

“Kanë nevojë së paku punëtorët shëndetësorë dhe ata që ende punojnë të lëvizin. Transporti publik ndërpritet në 20:00 deri në masat e ardhshme”, thuhet në njoftim.

Ndërsa Trafiku Urban ka njoftuar se nga data 22:00 do të reduktohet orari i qarkullimit të autobusëve në mbrëmje.

“Ju njoftojmë se nga data 22.03.2020 (e dielë) do të reduktohet orari i qarkullimit të autobusëve në mbrëmje. Deri në orën 20:00 do të qarkullojnë autobusët e NPK Tafikut Urban! Sipas vendimeve nga Komuna e Prishtinës, do t’ju informojmë përsëri në ditët e ardhshme”, thuhet në njoftimin në Facebook.