Mbi 100 shtete të ndryshme të botës kanë raportuar raste me të infektuar me koronavirus, ndërsa të prekurit janë mbi 275 mijë.
Numri i viktimave ka arritur në mbi 11, 400 në të gjithë globin, ndërsa në shumë vende janë shtuar masat për të frenuar përhapjen e Covid-19.
Të dhënat janë publikuar nga “Johns Hopkins University”, i cili bën të ditur se rastet e konfirmuara me COVID-19 janë 275.434, nga të cilët 11.399 kanë humbur jetën.
Ndërkohë që edhe numri i shëruarve është rritur duke shkuar në 88.256 persona. Listën në botë për sa i përket numrit të të infektuarve dhe të vdekjeve e kryeson Italia me 37.860 nga të cilët 4032 kanë ndërruar jetë, pastaj vjen Kina me 3245 viktima.