Rukiqi: Ka sasi të mjaftueshme të miellit, nuk ka arsye për panikë

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka apeluar të të gjithë qytetarët që të mos krijojnë panikë dhe ngritje çmimesh, pasi Kosova ka sasi të mjaftueshme të miellit dhe produkte të mjaftueshme për të gjitha kategoritë. Informata këto të marra prej furnizuesve kryesor në vend, sipas tij.

Ai ka kërkuar gjithashtu nga Ministria e Ekonomisë që të bëjë verifikime urgjente të rezervave shtetërore dhe të përgatisë veprime konkrete që ta aktivizojë rezervën shtetërore, në rast nevoje, për të parandaluar çdo mundësi të çrregullimeve në tregun kosovar.

Një apel tjetër nga Rukiqi, është edhe ai për shitësit me pakicë, ku ai ui kërkoi atyre që raftet e zbrazura nëpër markete të mbushën në kohë sa më të shpejtë pasi raftet e zbrazura po krijojnë panik te qytetarët. /Buletini Ekonomik/

Reklama e sponzorizuar